Buxhetit të vendit i kushtonte mbi 12 mijë euro një pritje në hotelin e Behgjet Pacollit

Buxhetit të vendit i kushtonte mbi 12 mijë euro një pritje në hotelin e Behgjet Pacollit

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, po mburret që nuk merr meditje nga buxheti i Kosovës, por që krahasuar me fitimet e bizneseve të tij nga shteti, mëditjet dalin të jenë diçka shumë e vogël.

Insajderi raportoi për fitimet milionëshe që kompanitë e multimilionerit, të kthyer në politikan, Behgjet Pacolli, i kishin fituar nga buxheti i vogël i Kosovës.

Fitimi i tenderëve nga kompania “Mabetex”, organizimi i pritjeve shtetërore nga institucionet në hotelin luksoz të tij, “Swiss Diamond Prishtina”, janë vetëm disa nga fitimet që ministri i Punëve të Jashtme, i gëzon nga buxheti i shtetit.

Një i tillë kishte ndodhur në vitin 2012, ku hoteli i Pacollit, ia kishte marrë buxhetit të shtetit 12 mijë e 500, për pritjen e një guvernatori të Nigerisë. Po ashtu, Pacolli, kishte angazhuar protokollin shtetëror për pritjen e tij, anipse vizita kishte qenë private.

Pacolli në vitin 2012, kishte ftuar një guvernator nigerian për vizitë në Kosovë, dhe po ashtu e kishte angazhuar protokollin shtetëror për ta pritur, dhe akomoduar në hotelin më luksoz në Kosovë dhe e përcolli me një garanci se Kosova do të investojë në shtetin e tij.

Megjithëkëtë, paraja e buxhetit të shtetit dedikuar akomodimit të mysafirit afrikan u derdh në biznesin e Pacollit, pra në Hotel “Sëiss Diamond Prishtina”.

Zyra e kryeministrit të atëhershëm, që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, e kishte konfirmuar se për këtë vizitë, buxheti i shtetit i kishte shpenzuar 12.500 euro./Insajderi.com

 

Lexoni edhe përfitimet milionëshe të bizneseve të Pacollit nga buxheti i Kosovës

Pacolli, përfituesi i madh i parave të shtetit, lavderohet që nuk merr meditje