Buxhetin e 2018-s opozita e quan të asfaltit e të luksit publik

Buxhetin e 2018-s opozita e quan të asfaltit e të luksit publik

Buxhet të asfaltit e të luksit publik e ka quajtur opozita Projektbuxhetin për vitin 2018.

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, mbajtur të mërkurën, përmbajtja e buxhetit, nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, është thënë se është në kundërshtim edhe me planin qeverisës.

Kryetari i Komisionit për buxhet dhe financa, Lumir Abdixhiku, duke argumentuar kritikat ndaj projektbuxhetit të prezantuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se çdo javë po u duhet të trajtojnë shpërdorimet enorme të parasë publike prej shumë institucioneve.

“Edhe vetë shtimi i luksit publik në këtë Qeveri me 22 ministri, 70 zëvendësministra e 200 këshilltarë po e shtojnë barrën fiskale në buxhet. Puna e parë që duhet bërë është nisja e një programi të kursimit”, ka theksuar Abdixhiku, shkruan Koha Ditore.