Buta, Cyanide, Mc Kresha, Elinel në albumin e ri të Bim Bimmës

14.08.2017 15:28
Buta, Cyanide, Mc Kresha, Elinel në albumin e ri të Bim Bimmës

Reperi kosovar Bujar Kursani apo Bimm Bimma do të vijë me albumin e tij më të ri në fund të këtij muaji.

Kursani këtë lajm e ka bërë të ditur për fansat në llogarinë zyrtare të Instagram-it, me një fotografi që duket të jetë ballina e albumit të ri.

Bashkëpunimet në këtë album janë të shumta, me artistë të njohur dhe shumë të pëlqyer të skenës shqiptare.

Ky albumi titullohet “Bima” dhe do të publikohet më 24 gusht./Insajderi.com