Bushi i vjetër ka votuar për Hillary Clintonin

Bushi i vjetër ka votuar për Hillary Clintonin

Ish-presidenti republikan, George H.W. Bush, në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane, votoi për kandidaten demokrate Hillary Clinton, meqë kandidati republikan, Donald Trump, ishte “mburravec”.

“Nuk e pëlqej. Nuk di shumë gjëra rreth tij por di që është një mburravec dhe nuk jam aspak i entuziazmuar rreth idesë për ta pasur si lider”, deklaroi Bushi i vjetët në një intervistë dhënë në maj 2016 historianit Mark Updegrove, për librin e tij “The Last Republicans” që do të dalë në shitje nga 14 nëntori.

“George Bush është rritur duke menduar për të mirën e të gjithëve. Donald Trump është narcis”, u shpreh Updegrove.