Bushi e bekon Pavarësinë

Bushi e bekon Pavarësinë

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku është takuar me ish-presidentin amerikan George W. Bush në Dallas të Teksasit.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Ëashington, takimi ndodhi pasi Kosova po i afrohet përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, kur duhet të kujtojmë miqtë dhe aleatët tanë më të çmuar.

E përveç takimit Bush mori edhe një letër nga Pavarësia, vajza e parë e lindur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Çitaku, sot, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka treguar se ish-presidenti Bush i është përgjigjur Pavarësisë.

“Presidenti Bush është emocionuar shumë nga letra që mori. Edhe ai i ka shkruar një letër asaj. ‘Zoti të bekoftë ty, familjen tënde dhe vendin të tënd’”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të cilës ia ka bashkangjitur një fotografi në të cilën shihet se çfarë i ka shkruar ish-presidenti Bush Pavarësisë.

“E dashur Pavarësia,

Faleminderit për letrën tënde. Shpresoj që të takohemi një ditë. Zoti të bekoftë ty, familjen tënde dhe vendin tënd”, shkruante në letrën e ish-presidentit Bush.