Bushati i premton Pacollit angazhim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Bushati i premton Pacollit angazhim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Ministri i jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, është takuar sot me homologun e tij të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në kuadër të vizitës së tij të parë që nga marrja e detyrave të tij të reja.

Pas këtij takimi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se me Pacollin kanë diskutuar për mundësitë që Kosova ka për anëtarësim në UNESCO, transmeton Klan Kosova.

Tutje Bushati ka bërë të ditur se Kryeministri shqiptar Edi Rama tashmë ka prezantuar dhe programin e tij qeverisës ku rol të veçantë strategjik i ka vënë Kosovës.

Pacolli njëkohësisht është shprehur mirënjohës për angazhimin e shfaqur të zyrtarëve shqiptarë për të punuar në këtë drejtim për të hequr barrikadat të cilat qëndrojnë në kuadër të tregtisë mes Shqipërisë e Kosovës.