Burri që u bë grua erdhi në Kosovë për të mbështetur LGBTI-në

Burri që u bë grua erdhi në Kosovë për të mbështetur LGBTI-në

Kjo grua dikur ishte burrë, por pas një martese disa vjeçare ku kishte edhe fëmijë vendosi të ndërronte gjini. U bë Rita Novak dhe thotë që është anëtare e komunitetit LGBTI.

Ajo thotë që ka për qëllim të krijojë një qendër këshillimi për komunitetin LGBTI ku pjesëtarët e këtij komuniteti do të mund të trajnoheshin për të marrë guximin e duhur që të paraqiten lirshëm në publik.

Ky projekt pritet të nisë në shtator, ndërsa Novak në Kosovë ka hartuar edhe një raport në llogari të partisë së saj në Gjermani lidhur me respektimin e të drejtave të këtij komuniteti në Kosovë.

Novak thotë që është befasuar me respektimin e të drejtave ndaj komunitetit LGBTI në Kosovë. Ajo kishte kandiduar edhe për deputete në Bundestagun gjerman.