Burri mbahet peng me presion dhe kërcënime

Burri mbahet peng me presion dhe kërcënime

Një grua në rr. Enver Haradinaj në Prizren, ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj është duke e mbajtur në shtëpi, me dhunë, presion dhe kërcënime.

Me këtë rast, policia ka intervenuar dhe nga i dyshuari ka konfiskuar tetë fishekë, ndërsa gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe armë AK -47 te cilën e ka në një lokacion tjetër në të njëjtën lagje.

Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar  edhe armën automatike tip AK-47 me karikator, 3-fishekë kalibër i panjohur.

“I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.