Burri kreu marrëdhënie me 13-vjeçaren, thotë se janë të dashuruar

Burri kreu marrëdhënie me 13-vjeçaren, thotë se janë të dashuruar

Policia e Fierit ka arrestuar sot një 22-vjeçar nga fshati Kallm pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

E mitura ishte larguar prej ditësh nga shtëpia dhe policia e ka gjetur me të riun, të cilin e kanë arrestuar.

Të dy janë marrë në pyetje nga policia e Fierit dhe kanë pohuar se janë të lidhur prej kohësh.

“Kam lidhje serioze me Oltin”, ka thënë e mitura, e cila disa herë ishte larguar nga shtëpia.

Por vetëm këtë herë prindërit pasi kanë konstatuar largimin kanë lajmëruar policinë për vajzën. Edhe i riu ka pohuar se janë të lidhur prej kohësh. “Jemi të dashuruar, nuk e kam marrë me zor”, ka thënë 22 vjeçari Oltjon Buzi, në polici.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, por me sa mësohet 22 vjeçari dhe 13 vjeçarja kanë kryer marrëdhënie edhe më parë.