Burri i ish-drejtoreshës së “Qabratit” tentoi ta vrasë sekretarin e ndërmarrjes në Gjakovë

Burri i ish-drejtoreshës së “Qabratit” tentoi ta vrasë sekretarin e ndërmarrjes në Gjakovë

Një kontekst gjyqësor mes ndërmarrjes komunale Qabrati në Gjakovë me ish-drejtoreshën Nora Golaj, ka mundur t’i kushtojë me jetë përfaqësuesit ligjorë të kësaj ndërmarrje për menaxhimin e mbeturinave.

Burri i të parës, Mentor Golaj të martën mbrëma ka shtënë me armë zjarri në drejtim të avokatit Lorik Lipoveci dhe familjes së tij, raporton T7.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Lipovecit, në Gjakovë, në prani të gruas dhe tre fëmijëve.

Plumbi që u shkrep në drejtim të tyre përfundoi në pjesën e lartë të murit, tek dera e shtëpisë së tyre në rrugën “Sylejman Vokshi” në Gjakovë.

Lorik Lipveci, që është edhe sekretarë i përgjithshëm në ndërmarrjen “Qabrati”, thotë se dy ditë pas asaj nate vazhdon të jetë i traumatizuar nga ajo që i ndodhi.

Rastin e ka konfirmuar për Frontal edhe Policia e Kosovës, që arrestoi Golën pak orë pas veprimit të tij.

“Me datë 05.06.2018 në ora 20:10, stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë për një rast të shtëna me armë zjarri në rrugën ,,Sylejman Vokshi”. Policia menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe nga viktima kanë kuptuar se i dyshuari Mashkull kosovar/ shqiptar kishte shkrepur me armë në drejtim të viktimës mirëpo pa ndonjë pasojë. Policia pas veprimeve operativo hetimore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin si dhe kanë konfiskuar gëzhojen në vendin e ngjarjes”.

Ndërkohë, gjykata të dyshuarit i ka caktuar 30 ditë paraburgim, derisa rasti po hetohet nga Prokuroria e Gjakovës dhe hetuesit rajonal.

Kontesti gjyqësor për të cilin Lipoveci thotë se ka quar në dramën e para dy netëve, ka nisur muaj më parë mes Nora Golaj, bashkëshortes së të dyshuarit Mentor Gola. Kjo pasi Golan bordi i ndërmarrjes komunale “Qabrati” në Gjakovë e kishte shkarkuar atë nga detyra e drejtoreshës, gushtin e vitit të shkuar.

Ajo kishte ushtruar padi ndaj ndërmarrjes, ndërsa sipas autorizimeve ligjore, ndërmarrjen në gjykatë e ka përfaqësuar sekretari i përgjithshëm Lorik Lipoveci.

Sulmuesi Mentor Golaj është vëllai i ish-kandidati të LDK’së për kryetar të Komunës së Gjakovës Luan Golaj.

Të enjten, ky i fundit nuk ka pranuar të komentoj tentim-vrasjen që dyshohet se kreu i vëllai.

“Nuk jam i inovuar në këtë rast. Kam qenë në udhëtim”, tha ish-kryesuesi i Asamblesë Komunale përmes telefoni. /Gazetaexpress.com