Burri e rrah djalin e gruas së tij

Burri e rrah djalin e gruas së tij

Nëna e një të mituri, 11-vjeçar ka raportuar gjatë ditës së djeshme se burri saj ka sulmuar fizikisht djalin e saj të cilin e kishte nga martesa e parë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë rreth orës, 19:00.

Ajo ka njoftuar policinë se djali i saj ka marr lëndime trupore, i cili është dërguar për tretman mjekësor, gjithashtu ajo ka treguar në polici se dhuna fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i ushtrohet çdo ditë fëmijët të saj.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, thuhet se rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Insajderi.com