Burrat angazhohen për ndalimin e dhunës në familje

Burrat angazhohen për ndalimin e dhunës në familje

Policia e Kosovës njofton hapjen e fushatës për të shënuar 16 Ditët e Aktivizimit, e titulluar ‘Roli i burrave në parandalimin e dhunës në familje’ që fillon nga 25 nëntori e deri më 10 dhjetor, nën sloganin “Mos e le askënd prapa”.

Me këtë rast, so të organizohet edhe një konferencë për media nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga Sektori Kundër Dhunës në Familje, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë.

Konferenca do të hapet nga Naim Rexha zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë për Operativë, Jan Brathu, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi, ndërsa do të ketë edhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ndërsa në sesionin e dytë do të përfshihen ekspertë të fushës ku do të diskutojnë për atë se si të angazhohen burrat në rritjen e barazisë gjinore, parandalimin e dhunës së bazuar në gjini dhe dhunës në familje.