I burgosuri kërcen nga kati i dytë i QKUK-së, kërkoi shërbim mjekësor

I burgosuri kërcen nga kati i dytë i QKUK-së, kërkoi shërbim mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i burgosur që ishte nën mbikëqyrjen e Shërbimit Korrektues, ka kërcyer nga kati i dytë i QKUK-së.

Rasti kishte ndodhur gjatë transferimit të tij nga burgu i Gjilanit për në atë të Dubravës, i cili paraprakisht kishte kërkuar tretman mjekësor, gjegjësisht në Emergjencë.

“Personi në fjalë L. G. 1998 , M / Sh /Kosovar, deri sa ishte në lokalet e emergjencës dhe gjatë kontrollit mjekësor ka shfrytëzuar rastin duke kërcyer nga kati dytë i emergjencës së QKUK-ës  dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. I njëjti ishte duke u transferuar nga Burgu i Gjilanit në drejtim të burgut të Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas policia e ka gjetur atë në fshatin Grabanicë rreth orës 22:00.

“Gjatë kontrollit të automjeteve është ndaluar një automjet i tipit ‘Mercedes’ me targa regjistrimi vendor. Gjatë kontrollit të vozitësit dhe pasagjerëve është vërejtur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identiteti, me ç’rast kishte tentuar t’i ikte policisë, por fal reagimit të shpejtë i dyshuari është arrestuar dhe sjellur në Stacionin policor në Klinë”, vazhdon njoftimi.

Për ketë janë njoftuar autoritetet nga Qendra Korrektuese Dubravë dhe pas verifikimit për identitetin e të dyshuarit, i njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Qendrës korrektuese në Dubravë për të vazhduar me vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej katër vjetësh./Insajderi.com