Burbuqe Berisha bie në konflikt interesi, detyrohet të japë dorëheqje nga Teatri

Burbuqe Berisha bie në konflikt interesi, detyrohet të japë dorëheqje nga Teatri

Burbuqe Berisha ka paraqitur dorëheqjen në Ministrinë e Kulturës. Ajo ka thënë se këtë po e bën për shkak të presionit nga Agjencia Kundër Korrupcionit të Republikës së Kosovës.

Kjo Agjenci në një njoftim paralajmërues për konstatimin e konfliktit të interesit, e ka njoftuar Burbuqe Berishën se, ushtrimi i funksionit anëtare e këshillit drejtues në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe njëkohësisht UD në Fakultetin e Komunikimit Masiv AAB, bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, si dhe në ushtrimin e funksionit publik.

Ndërsa pas dorëheqjes së Burbuqe Berishës, menjëherë është zgjedhur kryesus I Këshillit të Teatrit Kombëtar të Kosovës aktori Fisnik Ademi.