Bunk’ Art 2 në Tiranë me ofertë speciale për vizitorët nga Kosova

Bunk’ Art 2 në Tiranë me ofertë speciale për vizitorët nga Kosova

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bunk’Art 2 ofron një ofertë speciale për të gjithë vizitorët që vijnë nga Kosova, duke filluar nga dita e mërkurë 15 shkurt me një ulje të çmimit të biletës nga 500 në 350 lekë, shkruan KultPlus.

Oferta vazhdon deri në ora 20:00 të datës 17 shkurt 2017, thuhet në njoftimin e Bunk’ Art 2.

Ata kanë thënë se vizitorët nga Kosova mund të përfitojnë nga kjo ofertë nëpërmjet letërnjoftimit.