Bunjaku: Tani do të shpërthejmë

25.01.2016 15:20
Bunjaku: Tani do të shpërthejmë

Futbollisti shqiptar i Saint Gallen, Albert Bunjaku, në një intervistë për të përditshmen zvicerane ‘Blick’ thotë që faza e dytë do të jetë periudha kur ai do të shkëlqejë, raporton Insajderi.

Sulmuesi ka vetëm një gol të shënuar dhe 2 muaj të lënduar në fazën e parë të kampionatit zviceran, tani ai thotë se ka ardhur koha të  rikthehet protagonist në elitën e futbollit zviceran.

“Synimi im për vazhdimësinë e kampionatit është të shenoj dhe ta ndihmoj sa më shumë skuadrën që  të arrijmë objektivat që kemi”, tha ai.

Reprezentuesi i Kosovës, Bunjaku,  gjithashtu foli edhe për prurjen më të re të ekipit St. Gallen, futbollistin e Bayernit Gianluca Gaudino i cili sapo është huazuar në Zvicër tek skuadra e Bunjakut. Ai tha se është i impresionuar me talentin gjerman dhe me teknikën qe ai posedon dhe tha që do t’i ndihmojë shumë skuadrës.