Bunjaku: Shpresojmë në fat ndaj Islandës

Bunjaku: Shpresojmë në fat ndaj Islandës

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën para ndeshjes së nesërm ndaj Islandës, ka thënë se islandezet janë favorit për ndeshjen kualifikuese për botërorin “Rusia 2018” që zhvillohet të premten në “Loro Boriçi”.

“Normalisht që favorit është Islanda, duke pasur parasysh përvojën dhe punën që kanë bërë”, ka thënë Bunjaki në konferencën para ndeshjes.

Bunjaku ka folur për mundësin që Kosova ka ndaj Islandës duke shpresuar në fat për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

“Unë besoj që të kemi pak edhe fat sepse sidomos në dy takimet e fundit nuk kemi pas”, ka shtuar Bunjaki.

Bunjaku në këtë takim ka thënë se pret lojë fizik dhe lojë me tempo të lartë.

“Pres një lojë fizike, do të ketë shumë duele, mendoj se do të jetë me tempo të lartë”, ka përfunduar Bunjaki./Insajderi.com