Bunjaki publikon listën e lojtarëve në ndeshjen kundër Islandës

Bunjaki publikon listën e lojtarëve në ndeshjen kundër Islandës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, në konferencën për media në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Islandës e ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të përfshirë.

Ai ka treguar se 23 lojtarë janë pjesë e ekipit ku një pjesë e lojtarëve ka ardh dje ndërsa sot mbërrijnë pjesa tjetër e lojtarëve.

Bunjaku ka bërë të ditur se nesër do ti bëjnë ushtrimet në stadiumin e Drenasit dhe është e vetmja stërvitje që do ta bëjmë.

“Kemi 3 portier Samir Ujkani, Bledar Hajdini, Adis Stojkovic, duhet të kemi tre portier për shkak se mund të ketë lëndime, ka thënë Bunjaku.

“Mbrojtës do të jenë: Alban Pnishi, Avni Rrahmani, Leard Paqarada, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti dhe Ardian Ismajli këtu kemi lojtarë që luajnë edhe mbrojtës edhe qendër mbrojtës dhe kjo është shumë e mirë për neve”, ka treguar ai.

“Ndërsa mesfushorë Bunjaki ka treguar se do të jenë Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha, Milot Rashica, Bernard Berisha, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Elbasan Rashani, Donis Avdijaj”, ka shtuar ai.

“Bunjaki tregoi se për herë të parë, pjesë e skuadrës do të jenë Besart Berisha, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj ku dhe Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu së bashku me  Vedat Muriqin do të luajnë në sulm”, ka thënë Bunjaku raporton Isnajderi

Përballja kundër Islandës zhvillohet më 24 mars, e premte në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. /Insajderi.com