Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka pranuar se do të jap dorëheqje nga posti i selektorit të përfaqësueses, por vetëm pasi të fitojë një ndeshje me Kosovën.
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, gjatë konferencës për media pas humbjes me rezultat 1 me 0 nga Kroacia, e ka pranuar se shumë shpejtë do të largohet nga Kosova,
Por, ai këtë ka thënë se do ta bëjë kur ta fitojë ndeshjen e parë.
“Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002. Plani im ka qenë ma ia ofruar Kosovës lojtarët më të mirë që ka. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë fitoren e parë, por Kosova ka me qenë gjithmonë prioritet i jetës time”, tha fillimisht Bunjaki.
“Po, Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua me ja dhuru një fitore Kosovës”, ka deklaruar selektori i Kosovës. /Insajderi.com