Bunjaki flet para sfidës ndaj Finlandës – synon fitoren

Albert Bunjaki ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me kapitetnin e kombëtares Samir Ujkani, në prag të ndeshjes ndaj Finlandës në stadiumin "Veritas" të qytetit Turku në Finlandë.

Bunjaki flet para sfidës ndaj Finlandës – synon fitoren

Ai është shprehur i vetëdijishëm se i pret një test i vështirë, por ka premtuar se Kosova do jap më të mirën, njofton Insajderi.

“Pres një lojë shumë të vështirë, pasi Finlanda luan ne fushën e saj edhe ka luajtur kundër kundërshtareve shume të mirë në ndeshjet e fundit” u shpreh selektori i Kosovës, Albert Bunjaki.

“Pres një loje fizike, një lojë e cila do të ketë shumë emocione sepse e kuptojnë se është loja e parë dhe synojnë te fitojnë”, shtoi Bunjaki.

Kosova do të luajë të hënën në mbrëmje ndaj Finlandës, ndeshjen e parë kualifikuese në historinë e futbollit të Kosovës. /Insajderi.com