Bundesliga 2- Liga e shqiptarëve

Bundesliga e dytë gjermane është liga me më së shumti lojtarë shqiptarë në Evropë. E diela ka hedhur në fushën e blertë shqiptarët e Bundesliga 2.

Bundesliga 2- Liga e shqiptarëve

Jurgen Gjasula dhe Veton Berisha u aktivizuan gjatë tërë ndeshjes në humbjen e Greuther Furthit ndaj St.Paulit të Enis Alushit, i cili u paraqit 60 minuta duke iu gëzuar tre pikëve në fund të takimit.

Në sfidën tjetër në mes të Kalsruhes dhe Fsv Frankfurtit u paraqitën Ylli Sallahi për ekipin vendas, ndërsa për Fsv Frankfurtin u aktivizua mesfushori i përfaqësueses kosovare Besar Halimi, ndërsa  Edmond Kapllani ishte në bankën rezervë.

Kapllani u aktivizua krejt ne fund të takimit, por pa arritur të lërë gjurmë.

Hero i këtij takimi ishte pikërisht Sallahi i cili shënoi pasi hyri në lojë për ta vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Edhe në sfidën tjetër në mes te RB Leipzeg dhe Entraicht Braunschëeig për 45′ u aktivizua futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Orhan Ademi, por skuadra e tij u mposht nga Red Bull Leipzeg, kryesuesi i Bundesliga  2.