Bulliqi thotë se sapo përjetoi hakmarrjen nga LDK-ja

Bulliqi thotë se sapo përjetoi hakmarrjen nga LDK-ja

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie, për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

“Para një ore, pas një takimi të Degës së LDK-së në Podujevë, është marrë vendimi që unë mos të jem kandidat për deputet nga kjo dege”, ka thënë Bulliqi për TV Rrokum, duke shtuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë nesër e merr vendimin përfundimtar për këtë.

Megjithatë sipas tij, krejt kjo është një qërim hesapesh.

“Ishte një diskutim i hapur dhe ishte një parapërgatitje e terrenit nga kryetari i degës përmes disa indidivdëve që I ka të dëgjueshëm. Gjoja që ju keni qenë kundër demarkacionit dhe meqenëse e keni ende këtë qëndrim kemi mendu që të mos ju sfidojmë më tutje në këtë aspekt”, ka thënë Bulliqi.

Sipas tij, krejt kjo situatë është e qartë.

“Faktikisht nuk ka kurrfarë dileme, është një qerim hesapesh. Mendoj që ka qenë një qëndrim i qëlluar, qëndrim më tepër professional sesa që ka pasur dicka politike. Është një hakmarrje tipike çfarë mund të bëjnë njerëzit që nuk ia dojnë të mirën LDK-së dhe punojnë për interes personal”, ka thënë Bulliqi.