Bulliqi thotë se Haradinaj ua ka dhënë edhe një detyrë shtesë

06.11.2017 20:34
Bulliqi thotë se Haradinaj ua ka dhënë edhe një detyrë shtesë

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Shpetim Bulliqi ka thënë se ka gjetur fakte të reja për kufirin me Malin e Zi duke thënë se përpos hulumtimeve për faktet rreth kufirit, kryeministri ua ka dhënë edhe një detyrë të re.

Bulliqi, një kundërshtarë i hershëm i demarkacionit me Malin e Zi, i emëruar në këtë pozitë nga kryeministri Haradinaj, ka thënë se ai ua ka dhënë edhe një detyrë përpos hulumtimit të fakteve për kufirin me Malin e Zi.

“Ne jemi duke bërë edhe një punë shtesë, që është analiza e materialit të Komisionit të mëhershëm që ka punu deri në momentin sa e ka përmbyllur gjithë procesin”, ka thënë Bulliqi për Express.

Ai ka treguar se komisioni që e drejton ai do ta përpilojë një raport analitik mbi punën e këtij komisioni bashkë me një raport mbi faktet e reja për kufirin me Malin e Zi./Insajderi.com