Bulliqi e “gjuan topin” në anën e Haradinajt për demarkacionin

Bulliqi e “gjuan topin” në anën e Haradinajt për demarkacionin

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, thotë se detyra e komisionit që ai e udhëheq, është vetëm përfundimi në mënyrë korrekte i raportit për demaskimin e kufirit.

Bulliqi, në një intervistë me Gazetën Express, ka deklaruar se pas përfundimit të raportit fjalën e fundit do ta thotë Qeveria e Kosovës. Thotë se dërgimi apo jo i atij raporti në Kuvendin e Kosovës, është në duart e Qeverisë Haradinaj.

“Ne kemi për të bërë një vlerësim kritik mbi punën e komisionit tonë, pra, te gjeturat e komisionit tone. Raporti jonë behët për qeverinë e Kosovës. A shkon në kuvend apo nuk shkon është çështje e qeverise ajo”, thotë Bulliqi.

Bulliqi ka kërkuar nga opinioni publik që të mos i bëhet presion Komisionit Shtetëror për Shënimin e Territorit me Malin e Zi.

“Neve nuk është mirë me u na lidhë për kohe e për fjalë, sepse ju e dini shumë mirë që komisioni i kaluar ka punuar tri vite në këtë drejtim, apo edhe më shumë vite, andaj mos pritni që kjo punë e jona mundet më u bo për tri ditë”, deklaroi Bulliqi, shkruan Insajderi.

Ish-deputeti i Kosovës thotë se Komisioni “është duke bërë përpjekje, që në kohë optimale ta bëjmë zgjidhjen”. Për Bulliqin, “koha optimale e mundshme është që, ne pa e dëmtuar raportin, ti përfshijmë të gjitha të gjeturat tona dhe t’ia delegojmë qeverisë së vendit e cila na ka zgjedh”. /Insajderi.com