Bulliqi i del në krah shefit të ri – fajëson mediat sikurse Haradinaj

Bulliqi i del në krah shefit të ri – fajëson mediat sikurse Haradinaj

Kryetari i komisionit për caktimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi ka vazhduar ta mbroj shefin e tij të ri, Ramush Haradinajn.

Ai ka vazhduar ta mbrojë idenë e Haradinajt se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë deklaruar kundër një marrëveshje të re të demarkacionit.

“Mediat po japin me qellim apo po qëllim po japin një konotacion tjetër. Prandaj SHBA nuk ka thënë decitivisht ato kanë thënë që duhet ta përfundoni këtë proces”, ka thënë Bulliqi në Klan Kosova.

Haradinaj javë më parë i pyetur nga gazetarët se Ambasada e Amerikane, nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, ai nuk është përgjigjur për këtë çështje, derisa i ka ofenduar gazetarët duke i quajtur të pa shkollë.

“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, kishte deklaruar Haradinaj.