Bulliqi bën të ditura detajet e të gjeturave për Demarkacionin

13.11.2017 08:30
Bulliqi bën të ditura detajet e të gjeturave për Demarkacionin

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi prezanton sot para Komisionit për Integrime Evropiane të gjeturat e deritanishme nga terreni rreth demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Ditë më parë, anëtarët e këtij komisioni , e kanë njoftuar kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.