Francezët e marrin shumë, shumë seriozisht bukën e tyre. Në fakt ka një seri të tërë ligjesh që qeverisin se si duhen quajtur bukët, dhe kur dhe si furrat mund të rrij" />

Bukëpjekësi francez gjobitet sepse punonte shumë

Bukëpjekësi francez gjobitet sepse punonte shumë

Francezët e marrin shumë, shumë seriozisht bukën e tyre. Në fakt ka një seri të tërë ligjesh që qeverisin se si duhen quajtur bukët, dhe kur dhe si furrat mund të rrijnë hapur.

Një ligj i tillë në rajonin politik francez të Aube, thotë se furrat duhet të mbyllen të paktën një herë në javë – një ditë pushim.

Kështu që, kur Cedric Vaivre zgjodhi të qëndrojë hapur çdo ditë të javës, për të marë maksimumin nga sezoni i verës 2017, ai mori një gjobë të rëndë: 3000 Euro, sipas mediave franceze.

Tani mbështetësit në qytezën e tij po përpiqen ta eleminojnë gjobën dhe ndryshojnë rregullin, që është Dekreti i Prefekturës i 15 Dhjetorit 1994 (në Francë, ka rregulla për bukëpjekjen që e kanë origjinën që në kohën e Revolucionit).

Një peticion online për ta ndryshuar ka marrë deri tani 2000 firma. Goxha mbresëlënëse, po të mendosh se qyteza e Lusigny-sur-Barse kishte vetëm 2000 banorë në vitin 2014. / bota.al