Bujanoci dhe Presheva stolisen me flamuj kombëtar

Bujanoci dhe Presheva stolisen me flamuj kombëtar

Në objektin e Komunës së Bujanocit dhe të Preshevës është vendosur flamuri kombëtar për nderë të festës kombëtare shqiptare, 28 Nëntorit.

Edhe vitin e kaluar, në ndërtesat e të dy komunave është vendosur në mënyrë të heshtur flamuri.

Deri para disa viteve, flamuri kombëtar është vendosur nëpër institucione komunale në Preshevë dhe Bujanoc dhe në objektin e këshillit Kombëtar Shqiptar në mënyrë solemne, edhe pse kanë pasuar probleme pastaj me rendin shtetëror, raporton mediumi shqip nga Lugina e Preshevës “Titulli.com”.

Pakica shqiptare nuk e ka të rregulluar me ligj përdorimin e flamurit kombëtar në institucione shtetërore të Serbisë.