Buja tregon se a do t’i bashkohet ndonjë partie

Buja tregon se a do t’i bashkohet ndonjë partie

Ramë Buja ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e PDK-së, këtë të premte. Dorëheqja e tij nga partia që drejton Kadri Veseli, vjen vetëm një ditë pasa asaj të Shukri Bujës, vëllait të tij – i cili u bashkua me Nismën në të njëjtën ditë.

Por Ramë Buja pwr dallim nga Shukri Buja ka thënë se ai nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike.

“Nuk do t’i bashkohem asnjë partie politike”, ka deklaruar shkurt Buja për Klan Kosova.tv.

“Të gjitha arsyet i kam dhënë në letrën e dorëheqjes dhe nuk kam çka të shtojë më tej”, ka përfunduar ai.