Bugatti vjen me versionin më të ri – Ja për sa sekonda arrin shpejtësinë 100/kmh

Bugatti vjen me versionin më të ri – Ja për sa sekonda arrin shpejtësinë 100/kmh

Një version i ri i Chiron Bugatti mund të zbulohet për publikun në Konkursin e Elegancës në Peeble Beach, që do të organizohet në fund të gushtit.

Thuhet se marka franceze ia ka treguar makinën klientelës së saj të pasur dhe se emri i saj është Chiron Divo, transmeton tch.

Përveç kësaj, një nga pjesëmarrësit me fat në këtë prezantim prapa skenave në Los Anxhelos bëri të ditur që makina në fjalë do të ishte shumë e ndryshme nga Chiron që ne njohim.

Chiron Divo mendohet se për të xhiruar nga 0 në 100 km/h do të kërkojmë rreth 2.5 sekonda dhe të arrijë shpejtësinë 200 km/h, duke u nisur nga vendi, në më pak se 6.5 sekonda.