Buffon në lot: Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i dëshpëruar

Buffon në lot: Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i dëshpëruar

Mjaft i dëshpëruar dhe në lot është shfaqur kapiteni i Italisë, Gigi Buffon, i cili ka humbur mundësinë për të marrë pjesë në këtë botëror, që do të ishte i fundit i tij në karrierë.

“Nuk di si ta përshkruaj, jam shumë i dëshpëruar. Nuk e meritonim të eliminoheshim, është e pabesueshme kjo që ndodhi”, tha mes lotësh Buffon.

Portieri dhe kapiteni i Italisë mohoi se kombëtarja italianë mund ta ketë nënvlerësuar kundërshtarin dhe pranoi se skuadra nuk arriti të shprehet ashtu siç duhet.

“Nuk e kishim nënvlerësuar aspak, madje jam i bindur që dhamë maksimumin. Kur vjen në ndeshje të tilla, është shumë e vështirë që të kesh ekuilibrin e duhur fizik dhe psikologjik. Ndoshta nuk arritëm të shprehim më mirë ato që kishim në mendje, por e patëm të vështirë të rikuperonim atë gol rastësor të pësuar në Suedi”, u shpreh Buffon.