“Brukseli nuk është i kënaqur me Prishtinën”

“Brukseli nuk është i kënaqur me Prishtinën”

Brukseli nuk është i kënaqur me qeverinë në Prishtinë, prandaj edhe një delegacion dialogues ka udhëtuar nga Kosova për në Bruksel.

Kështu thonë analistët serbë të ftuar në televizionin Pink.

Sipas tyre, pakënaqësia e Bashkimit Europian me palën kosovare ka të bëjë kryesisht me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Arsyeja për konsultimet në Bruksel është se shqiptarët nuk kanë lëvizur shumë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që është një nga pikat kryesore të Marrëveshjes së Brukselit”, thonë ata. /klankosovoa.

Por, ndryshe deklarojnë nga Qeveria e Kosovës sa i përket kësaj vizite.

Sipas një njoftimi të qeverisë për vizitën e delegacionit kosovar në Bruksel, “BE hapur u nda e kënaqur me performancën e Kosovës në këtë proces”.