Britney Spears edhe piktore – vepra e parë e saj shitet me çmim marramendës

12.11.2017 20:15
Britney Spears edhe piktore – vepra e parë e saj shitet me çmim marramendës

Artistja me famë botërore Britney Spears ka shitur pikturën e saj të parë, të bërë nga vetë ajo. Ajo e shiti pikturën e saj me një çmim prej 10 mijë dollarësh.

Të ardhurat e marra nga piktura e shitur kanë shkuar për Vegas Cares. Ku, atje edhe po behët një vend përkujtimor për të përkujtuar viktimat e goditjes në Las Vegas, shkruan Vanity fair.

Piktura e saj u zbulua pas një publikimi të bërë të një video duke pikturuar vetë artistja, teksa dëgjonte notat e kompozitorit Mozart.