Britaniku do të lirohet si i pafajshëm nga burgu i Shqipërisë, pas 11 vjetësh

Britaniku do të lirohet si i pafajshëm nga burgu i Shqipërisë, pas 11 vjetësh

David Brown, 66 vjeçar,  pritet të lirohet nga dënimi i tij 20 vjeçar, pasi që viktimat e kishin akuzuar rrejshëm për ngacmim seksual që gjoja kishte ndodhur në jetimoren e tij.

Ai veç se i ka mbajtur 11 vjet burg, por tani fëmijët që e kishin akuzuar e pranuan se kishin gënjyer në gjykatë se kinse janë abuzuar seksualisht nga ai në Shqipëri, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Djemtë që tani i kanë mbushur 18, përkatësisht 22 vjet, thanë se u ishte bërë presion nga policët dhe psikiatrit që të thonë se kur kishin qenë fëmijë, kishin rënë viktima të sulmeve seksuale nga zotëri Brown.

Të dy djemtë kanë shprehur ndjenja faji karshi burgosjes së më shumë se një dekade të njeriut që ata e kishin quajtur baba.

Brown ishte shpërngulur në Shqipëri më 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë,  dhe e kishte regjistruar organizatën e tij bamirëse dy vite më vonë.

Kjo strehimore iu ofronte vendbanim jetimëve dhe fëmijëve të braktisur nëpër rrugët e Tiranës.

Përmes shoqatës bamirëse të zotërit Brown, të quajtur Fëmijët e Tij, të dy djemve që kishin thënë se gjoja janë abuzuar,  u ishte dhënë një mundësi që të largohen nga rruga dhe ta kenë një shtëpi të përhershme.

Që të dy tani duan të kthehen në gjykatë dhe ta pranojnë se ato çka i kishin thënë në deklaratat e tyre në gjykatë gjatë viteve 2006-2008, kishin qenë gënjeshtra.

Jetimorja e Brown ishte mbyllur më 2006.