Britaniku synon shitjen e ajrit të Alpeve zvicerane

02.03.2017 11:14
Britaniku synon shitjen e ajrit të Alpeve zvicerane

Konsulent i IT-së, John Green, mbush ajrin në lartësi të Alpeve zvicerane dhe planifikon t’i shesë shishet në qytete të ndotura në të gjithë botën.

Britaniku për 20 vjet jeton në Bazel, siguron se bocat e mbyllura, të cila planifikon t’i shesë, përmbajnë ajrin nga vendi Alpin, që ka ajrin më të mirë në botë.

Ai është ngjitur 3000 metra mbi nivelin e detit për të marrë ajrin.

“Sigurisht nuk e kam mbushur në parking. Unë jetoj këtu 20 vjet dhe kam kuptuar se zviceranët nuk e dinë se ata kanë ajrin që është i veçantë”, tha Green, përcjell “Mirror”.

Ajri nga rajoni Zermatt nuk do të jetë i lirë. Për boca 3 litërshe blerësi do të duhet të vërë mënjanë 200 funte, 1 litër do të kushtojë 135 funte dhe çmimi për një gjysmë litër do të jetë 78 funte.

“Unë ende nuk e kanë shitur asnjë shishe të vetme, duke pasur parasysh se ky biznes ka filluar vetëm disa ditë. Megjithatë, jam i sigurt se konsumatorët së shpejti do të fillojnë ta blejnë”, tha Greene./albinfo.ch./