Britania e Mashe ka propozuar t'i paguajë rreth 50 miliardë euro kompensim BE-së në lidhje me procesin" />

Britania i propozon BE-së 50 miliardë euro për Brexit-in

Britania i propozon BE-së 50 miliardë euro për Brexit-in

Britania e Mashe ka propozuar t’i paguajë rreth 50 miliardë euro kompensim BE-së në lidhje me procesin e largimit (Brexit) nga Bashkimi Evropian (BE).

BBC shkruan se Qeveria e Britanisë në takimin e kabinetit javën e kaluar është dakorduar për pagesën rreth 50 miliardë euro kompensim BE-së dhe se këtë propozim ia ka përcjellë Brukselit.

Theksohet se mes palëve ende nuk është arritur një marrëveshje në lidhje me pagesën e kompensimit, por se propozimi i qeverisë britanike për momentin është mirëpritur nga Brukseli.

Në shtator në mediat britanike ishte pretenduar se kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ishte përgatitur për të paguar një kompensim rreth 20 miliardë euro për largimin nga BE-ja.

Britania dëshiron të nisë negociatat për një marrëveshje të tregtisë së lirë sa më shpejt që të jetë e mundur.