Britani e Madhe, referendumi rreth BE-së mbahet më 23 qershor

Britani e Madhe, referendumi rreth BE-së mbahet më 23 qershor

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, e ka caktuar datën e referendumit rreth qëndrimit të apo largimit të Britanisë në BE për 23 qershor.  Kjo datë është caktuar edhe përkundër vendimit të kabinetit të tij për të bërë fushatë rreth qëndrimit në BE.

Gjatë një konference, kryeministri tha se ai kishte siguruar një marrëveshje të mirë me Brukselin për t’i dhënë Mbretërinë e Bashkuar një status të veçantë dhe se largimi nga BE-ja do të “kërcënonte ekonominë tonë dhe sigurinë kombëtare”, shkruan The Guardian.

Pjesa më e madhe e kabinetit rënë dakord për të mbështetur marrëveshjen e akorduar në Bruksel nga Cameron me 27 udhëheqës të tjerë të BE-së për reformimin marrëdhënieve të Britanisë me pjesën tjetër të bllokut evropian.

Por pas njoftimit të Cameronit, disa ministra kanë dalë në përkrahje të atyre që e duan largimin e Britanisë nga BE-ja./Insajderi.com