Britania e Madhe planifikon verifikimin e moshës për faqet pornografike

Britania e Madhe planifikon verifikimin e moshës për faqet pornografike

Faqet pornografike në Britani të Madhe, që nga viti i ardhshëm nuk do të jenë me qasje të lirë nëse përdoruesit nuk mund të dëshmojë moshën e madhore, 18 vjeç.

Deri në prill 2018 ,faqeve të internetit do të ju kërkohet që ligjërisht të instalohen kontrollet e verifikimit të moshës, si pjesë e një lëvizjeje për ta bërë internetin më të sigurt për fëmijët.

Përdoruesve mund t’u kërkohet të japin detajet e kartës së kreditit, siç bëjnë faqet e internetit tek lojërat e fatit, njofton BBC.

Kompanitë që thyejnë rregullat e paraqitura në Aktin e Ekonomisë Digjitale, përballen me bllokim të faqes nga ofruesi i tyre i internetit.

Sipas planeve, firmat që furnizojnë pagesa dhe shërbime të tjera në faqet e internetit të pornografisë, mund të njoftohen për çdo shkelje.

Një organ rregullator do të kërkohet që të mbikëqyrë dhe zbatojë rregullat e reja.

Mendohet se ky rregullator mund të jetë Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit (BBFC), i cili tashmë përcakton kufijtë e moshës për filmat e rritur.

Një raport i NSPCC, në vitin 2016 tha se pornografia në internet mund të dëmtojë zhvillimin dhe vendimmarrjet e një fëmije, dhe ky rezultat është parë nga 65%, e 15-16 vjeçarëve dhe 48%, e 11-16 vjeçarëve.

Studimi zbuloi se 28% e fëmijëve mund të kenë gjetur vetën nëpër faqe pornografike gjatë shfletimit, ndërsa 19% e kishin bërë hulumtimin vetëm. /Insajderi.com