Britania e Madhe eksportuesi më i madh i dhëmbëve të fildishtë

Britania e Madhe eksportuesi më i madh i dhëmbëve të fildishtë

Britania ishte eksportuesi më i madh ligjor në botë i dhëmbëve të fildishtë, mes vitit 2010 dhe 2015, kjo sipas një ndarje të dhënave të mbajtura nga Konventa mbi tregtinë ndërkombëtare në speciet e rrezikuara.

Jo vetëm që Britania e Madhe eksporton më shumë dhëmbë e fildishtë se kushdo tjetër në Hong Kong dhe Kinë – të cilat konsiderohen si kontrabandues shpërndarësish për “dhëmbët e fildishtë” – ajo gjithashtu bën shitjen në 370% më shumë fildish se eksportuesi tjetër më i madh, SHBA-të, shkruan Insajderi.

Kjo analizë e re shqetësuese e tregtisë do të publikohet përpara Ditës Botërore të Elefantëve ditën e shtunë, njofton gazeta The Guardian.

Mary Rice, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për Hetimin e Mjedisit, e cila bëri hulumtimin, tha: “Eksportet e dhëmbëve të elefantëve të Britanisë së Madhe po theksojnë kërkesën e konsumatorëve globalisht, veçanërisht në Hong Kong dhe Kinë, dy nga tregjet më të mëdha ligjore dhe të paligjshme në botë për dhëmbët e elefantëve.

Tregtia e brendshme e dhëmbëve të fildishtë në Kinë duhet të ndalohet deri në fund të  këtij viti, ndërsa BE muajin e kaluar ndaloi eksportin e dhëmbëve “të papërpunuara”, të gjitha copat e mbetura, të pa gdhendura.

Rregullat ndërkombëtare ende i lejojnë Britanisë dhe vendeve të tjera që të eksportojnë ligjërisht fildish kur certifikohen se janë “punuar” ose “gdhendur” para vitit 1976.

Prodhimet antike të fildishtë të prodhuara para vitit 1947 – të tilla si topa lojës bilardo, susta të pianos dhe figura të shahut – janë gjithashtu të ligjshme dhe nuk kanë nevojë për një certifikatë.

Britania e Madhe vitin e ardhshëm është duke e organizuar një konferencë ndërkombëtare për ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra, mirëpo historia e saj koloniale i  ka lënë vendit një stok të objekteve të fildishtë të rrënuara nga më shumë se një milion elefantë, sipas disa vlerësimeve.

Rreth 30,000 ton fildish janë dërguar nga Afrika asokohe – shumica prej tyre duke ardhur nga puna e skllevërve./Insajderi.com