Britania dhe ShBA-të kërkojnë reduktimin e raportimeve në KS për Kosovën

Britania dhe ShBA-të kërkojnë reduktimin e raportimeve në KS për Kosovën

Ambasadori i Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Matheë Rycroft, ka mbështetur kërkesën e SHBA-ve dhe Kosovës që misioni i OKB-së në Kosovë gradualisht t’i japë fund punës së tij, duke thënë se buxheti i rritur i UNMIK-ut nuk i përgjigjet gjendjes në terren.

Ai gjatë diskutimit në seancën e rregullt të KS të OKB-së për raportin e gjendjes tremujore në Kosovë, tha se nuk ka nevojë për raportime tremujore në Nju Jork, pasi që dialogu politik zhvillohet në Bruksel.

Reduktimin e angazhimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë mbështetur edhe përfaqësuesit e Francës dhe Japonisë.(rtk)