Brit Awards hap natën e çmimeve

Brit Awards hap natën e çmimeve

Londra është vendi që sonte mbledh disa nga emrat më të mëdhenj te skenës muzikore britanike dhe asaj botërore. BRIT-s, British Phonographic Industry këtë vit shënon edicionin e 37-të me radhë. Radiotelevizioni i Kosovës do ta sjellë LIVE ngjarjen më të madhe muzikore.

Në O2 Arena, tashmë është shtruar tepihu i kuq, që pas orës 19 do të presë emrat e të nominuarve në 12 kategori, përfshirë: Kënga më e mirë britanike, Bendi më i mirë, Depërtimi më i mirë, Bendi Ndërkombëtar, Video më e mirë … etj. Karshi të nominuarve janë edhe emrat e mëdhenj që do të performojnë live si mega yjet Bruno Mars, Katy Perry, Ed Sheeran, Skepta, The 1975, Little Mix Emeli Sande e Robbie Williams.

Artisti Robbie Williams, njëherësh njeriu që ka më se shumti trofe të BRIT-s, do të nderohet me titullin prestigjioz “Ikona Britanike”. Ky do të jetë trofeu i 18 për Robbie ëilliams (5 me bendin Take That).

Robbie Wiliams duke folur për titullin në fjalë, thotë se është shumë i nderuar që do të performojë edhe një herë në Brits. “Është gjithmonë një natë speciale për muzikën, – këtë vit duket se do të jetë një natë shumë e madhe.”  Coldplay kanë 9 trofe BRIT-s përgjatë karrierës, njofton RTK.

Prezantuesit e BRIT-s

Dermot O’Leary dhe Emma Willis do të jenë nikoqir të mbrëmjes. Michael Buble, që me datën 31 janar kishte hequr dorë nga prezantimi i BRIT-s, nuk ishte gjë e papritur për producentët. Michael Buble dëshiron të jetë afër djalit të tij, Noah’s 3 vjeç i cili është diagnostikuar me kancer.

Burime pranë BRIT-s, kanë bërë të ditur se Buble ka menduar gjatë për këtë vendim, vendim që producentët e BRIT-s, e kanë mirëkuptuar plotësisht.

Një emër që do të mungojë në skenë, ndonëse i paralajmëruar është Olly Mars. Ylli nga X Factor, ka anuluar paraqitjen e tij, pasi i njejti nuk është nominuar në asnjë kategori në BRIT-s 2017.

Në skenën e Brit Aëards sonte do të performojnë mega yjet si Bruno Mars, Katy Perry, Ed Sheeran, Skepta, The 1975, Little Mix Emeli Sande e Robbie Ëilliams.

A do të bojkotohet këtë vit BRIT-s?

Vitin e kaluar ka pasë zëra që kishin ftuar për bojkotim të BRIT-s nga artistët me ngjyrë, pasi nuk ishte nominuar asnjëri nga ta, përjashto kategoritë internacionale.

Nuk dihet nëse këtë vit qëllimisht kemi emra të ndryshëm të këngëtarëve me ngjyrë si: Kano, Skepta, Michael Kiëanuka dhe Craig David që do të luftojnë për trofe në kategori ku është i nominuar edhe David Boëie, post-mortem.

Duke folur për BBC, Kiëanuka tha se kjo është një ëndërr e përmbushur për të dhe rritja e diversitetit është gjë e madhe, duke iu referuar vitit të kaluar, kur artistët me ngjyrë kishin ftuar për bojkot, që në disa raste edhe kishte ndodhur.

Radiohead deri me tani në BRIT-s ka pasur 17 nominime, asnjë shprblim, llogaritet si bendi më fatkeq në historinë e BRIT-s. Nominimet e bendit Radiohead kishin filluar në vitin 1994, në kategorinë “Singli më i Mirë Britanik” me këngën, Creep.

Gjatë të 90ve, Blur, Oasis dhe Manic Streets Preachers kanë fituar BRIT-s, por jo edhe Radiohead nga viti 1994 – 2009. A do të nderohen me Brits këtë vit, mbetet të shihet?

Katy Perry rikthehet, urojmë “me shëndet!”

A do t’ia dalë Katy Perry këtë vit në Brit-s, nëse i referohemi paraqitjes së  saj më 2009, kur edhe ishte nderuar me çmimin “Best International female” mbesin shumë pikëpyetje?  “Jam aq e sëmurë në këtë moment, sa nuk mund të qëndroj në skenë! Më është thënë se duhet të vijë pasi do të ndodhë diçka e madhe”, tha Perry derisa mori çmimin. I falenderoj të gjithe në shtëpinë time diskografike, dhe duket se kam punuar shumë, pasi tani dua të vdes (mezi më mbajnë këmbët!).

Katy Parry do të performojë edhe sonte në Brits dhe do ta shohim se çfarë do të ofrojë.

Statuja e BRIT-s në duart e arkitektes mahnitëse!

Zaha Hadid ka dizajnuar statujën e “BRIT Aëards” këtë vit. Arkitektja britanike me prejardhje irakiane, projektet e së cilës mahnisin botën e arkitekturës, ka ndërruar jetë vitin e kaluar.

Për të gjithë të shpërblyerit e Brit Aërads kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme që në koleksionin e tyre të kenë statujën e BRIT-s, e dizejnuar nga Zaha Hadid.

A do të jetë nata e Rag n’Bon?

Ndonëse merr pjesë për herë të parë në Brit-s, Rag N Bon tashmë është fitues.

Çmimi që i është ndarë është “Përzgjedhja e Kritikës” kategori ku ishte e nominuar pas sukseseve të njëpasnjëshme edhe Dua Lipa. Së fundmi edhe për çmimin aq shumë të dëshiruar nga artistët që sot kanë famën botërore “Best Neë Artist” nga NME Aëards, në këtë kategori ishte e nominuar dhe këngëtarja Anne – Marie.

Përzgjedhja e Kritikës, ndahet pak ditë para ceremonisë së BRIT-s. Këtë çmim, nga viti 2008 kur edhe u lansua e kanë fituar mes të tjerëve edhe Adele, Sam Smith, Florence And the Machine.