Brenda kampit të refugjatëve sirian në Turqi (Video)

Brenda kampit të refugjatëve sirian në Turqi (Video)

Gazetari i BBC-së ka vizituar kampin e refugjatëve sirian në Turqi, në të cilin aktualisht jetojnë rreth 11 mijë e 500 refugjat nga Siria.

Nga pamjet vërehet që po bëhet shumë punë që refugjatëve t’u sigurohen kushtet elementare për të kaluar ditët e vështira.

Qyteti Kilis në Turqi, është bërë shtëpi për një numër të madh të refugjatëve që vijnë nga Siria. Ata po vijnë vazhdimisht duke ikur nga zonat e rrezikshme të konfliktit.

Gazetari tregon se brenda kampit gjinden 2 xhami, shkolla fillore, qendra tregtare dhe të gjitha gjërat tjera të nevojshme.

“Këtu brenda gjenden dy xhami, shkolla fillore dhe qendra tregtare. Turqia ka investuar shumë para dhe kohë për t’i mirëpritur këta refugjatë”, shprehet gazetari nga vendi i ngjarjes.

Më shumë se dy milion e gjysmë njerëz kanë ikur nga Siria në Turqi, duke lënë kështu shtëpitë dhe vendet e tyre për të shpëtuar./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=u5TC8r-nEzc