Brenda dy javësh dihen kandidatët e PDK-së për zgjedhjet lokale

Brenda dy javësh dihen kandidatët e PDK-së për zgjedhjet lokale

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky subjekt politik po pret propozimet nga degët dhe brenda dy javëve do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamblistët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Ai duke mos iu përgjigjur gazetarëve se a do të jetë ai kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës nga PDK, ka thënë se PDK do t’i hynë këtij procesi e mobilizuar.

“Kemi bërë një afat kohorë të propozimeve të cilat do të vinë nga degët dhe për të gjithë besoj brenda dy javëve të ardhshme do të jetë e ditur se kush do të jenë këta emra. Jo vetëm në Prishtinë por në cilëndo komunë e Kosovës, PDK do të hyjë e mobilizuar. Është e rëndësishme si edhe në të kaluarën ta ruajmë frymën e unitetit që e kemi pasur gjithmonë si subjekti më i fuqishëm në Kosovë që ka fituar shtatë parë zgjedhje dhe për neve kjo do të jetë pikënisja dhe përsëri fitorja do të jetë stacioni terminal i rrugëtimit të PDK-së edhe në zgjedhjet lokale”, tha ai.

Sipas tij, kandidatët për kryetar të komunave si dhe në listën e kandidatëve për asamblistëve do të ketë risi të shumta, si pjesë e PDK-së, njofton rtklive.

Përndryshe, dje anëtarët e Këshillit Drejtues ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të PDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale.