Brenda aeroplanit më të shtrenjtë në botë

28.09.2016 21:07
Brenda aeroplanit më të shtrenjtë në botë

Ai është avioni më i shtrenjtë komercial dhe nuk do të përdoret për udhëtime rutinë, por kryesisht për udhëtime turistike të planifikuara përreth globit.

Bileta për një xhiro 14-ditorëshe me të me destination vende të ndryshme të botës do të fillojë nga 50.000 euro.

Me një super hapësirë ngrënie me karrige lëkure, pjata porcelani dhe një prej restoranteve më të shtrenjtë janë pak nga ato që ofron ky avion.

Kompania amerikane “Crystal” ka publikuar pak nga ato që do të ofrojë përmes avionit të saj të ri që do të fillojë udhëtimet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.