Brazili fiton medaljen e parë të artë në futboll në “Rio 2016”

Brazili fiton medaljen e parë të artë në futboll në “Rio 2016”

Ekipi brazilian i futbollit ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio, pasi ka mundur Gjermaninë me rezultat 5:4 dhe këtë e bënë në shtëpinë e tyre, përpara 75 mijë spektatorëve në Marakana.

Është kjo fitorja e parë olimpike për futbollistët brazilianë, edhe pse shquhen për lojën e tyre.

Futbollisti Neymar ka shënuar golin e fitores në penallti, pasi ndeshja e rregullt ka përfunduar me rezultat 1:1.

Në 8 edicionet e fundit të Lojërat Olimpike, Brazili ka humbur 3 finale dhe 2 herë ka arritur deri në gjysmëfinale.

Ndryshe, Lojërat Olimpike Rio 2016, të cilat kanë nisur qysh më 5 gusht, përfundojnë sot.