Braktisi shkollën kur ishte 12 vjeç – dhe u bë milioner pa i mbushur 18

Braktisi shkollën kur ishte 12 vjeç – dhe u bë milioner pa i mbushur 18

Erik Finman filloi të investonte në valutën virtuale Bitcoin në vitin 2011, kur çmimi i monedhës kushtonte vetëm 12 dollarë amerikan.

Nëpërmjet blerjes së bitcoin dhe investimeve në të, Finman tani ka 403 bitcoins – tani në vlerë më shumë se 1 milion dollarë.

Ai e la shkollimin në moshën 15 vjeçare, në mënyrë që t’ia kushtonte kohën monedhës për tu bërë sipërmarrës dhe kështu, pas ngritjes së çmimit të bitcoin ai u bë milioner.

Për këtë Finman bëri një marrëveshje me prindërit e tij, dhe ju kishte premtuar se do të bëhej milioner në moshën 18 vjeçare, vetëm se ata nuk do e detyronin atë që ta vazhdonte shkollimin, transmeton CNN, shkruan Injsaderi.

“Unë mund të them që këtë e kam bërë me shumë krenari, dhe nuk do të shkoj në kolegj,” tha Finman.

Finman mendon se ditët e saj më të mira janë ende përpara. “Personalisht mendoj se bitcoin do të ngritët deri në njëqind mijë për një monedhë”, tha ai.