Braktisën LSI-në dhe shkuan në PS – “LSI po mbron PD-në, që financohet nga rusët”

Braktisën LSI-në dhe shkuan në PS – “LSI po mbron PD-në, që financohet nga rusët”

Në një konferencë për media, Artemida Lucaj, Ramona Jaho, Bashkim Begaj dhe Shkëlqim Leskaj kanë konfirmuar largimin e tyre nga LSI drejt Partisë Socialiste të Vlorës.

Shkak për këtë largim, sipas tyre është se LSI po e mbron Partinë Demokratike, parti që si thanë ata është duke u financuar nga rusët.

Madje, ata shtuan se LSI, më nuk është duke i përfaqësuar qytetarët e Shqipërisë.

LSI, aktualisht në këshillin e bashkisë së Vlorës, përfaqësohet me vetëm një deputet./Insajderi.com