Brahimaj i AAK-së i quan “ndyrësira” deputetët e Vetëvendosjes pas deklaratave për komandantët

14.08.2017 21:29
Brahimaj i AAK-së i quan “ndyrësira” deputetët e Vetëvendosjes pas deklaratave për komandantët

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Daradan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush.

“Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrësira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar”, ka shkruar Brahimaj në rrjetin social.

Ky është shkrimi i plotë i Brahimajt në Facebook:

Luftën e UÇK’s nuk mundet me njollosë askush, mëse paku ata të cilët për luftën e djemve dhe vajzave me të mirë nuk ju kanë folur as prindërit e tyre gjenetik në fëmijëri, as prindërit politik, tani kur po i thonë vetes se janë bërë dikushi.

Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrsira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar.

Shqiptarët gjithnjë do të ndihen krenarë dhe me fat, që e patën UÇK’në dhe komandantët e saj që mundësuan lirinë e vendit./Insajderi.com