Bozhoviq: Kosova duhet t’i mbrojë serbët që nuk pranojnë urdhrat e Beogradit 

Bozhoviq: Kosova duhet t’i mbrojë serbët që nuk pranojnë urdhrat e Beogradit 

 

Ish gazetari Goran Bozhoviq ka vlerësuar se pas atentatit ndaj politikanit Oliver Ivanoviq, qytetarët serbë në Kosovë po ndjehen të frikësuar.

Sipas tij institucionet kosovare duhet të bëjnë më shume për t’i mbrojtur serbët që jetojnë në Kosove, të cilët nuk i pranojnë urdhrat nga Beogradi.

“Nuk është vetëm Lista Serbe dhe ata që e mbështesin atë, ka edhe një opsion tjetër që po fuqizohet dita ditës”.

“Ne serbët që nuk po i pranojmë urdhrat nga Beogradi, do ta mbrojmë veten” deklaroi Bozhoviq, në një intervistë në Info Magazinë në Klan Kosova.

Ai gjithashtu foli edhe për veprimtarinë e Oliver Ivanoviq, të cilin e cilësoi si opsionin më të mirë për serbët e Kosovës.

Sa i përket kryetarit aktual të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, Bozhoviq pohoi se ai është shumë i kufizuar dhe se ishte i interesuar vetëm për pozitë.