Bottas merr ‘pole position’, lë pas Hamiltonin

Bottas merr ‘pole position’, lë pas Hamiltonin

Edhe pse gjithçka është vendosur në këtë sezon të Formula 1, dy pilotët e Mercedes nuk kanë toleruar aspak as në provat e zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabi.

Valtteri Bottas u tregua më i shpejti në këtë prova, duke lënë pas kampionin e botës Lewis Hamilton dhe duke marrë “pole position”-in e katërt.

Hamilton u rendit i dyti, ndërsa Sebastian Vettel menjëherë pas tij.

Në xhiron e fundit, Kimi Raikkonen humbi vendin e katërt, i cili u mor nga Daniel Ricciardo.

Vetëm i gjashti u klasifikua Max Verstappen me Red Bull, ndërsa në “top-10” më të mirët u renditën edhe Hulkenberg (Renault), Perez e Ocon me Force India si dhe Massa me Williams.